Pjesa metalike nga Kullat Binjake, do të vendoset si memorial në Pejë

Në përvjetorin e 22, e ngjarjes tragjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilin Kullat Binjake u sulmuan nga grupi terrorist Al-kaida, e që humbën jetën mbi 3 mijë persona. Një pjesë metalike e këtyre ndërtesave pritet të vendosen në komunën e Pejës si memorial, projekt ky që u mundësua nga Kompania Elsa Group

Memoriali “11 Shtatori”, më 10.09.2022 një pjesë autentike metalike e Kullave Binjake dërgohet me ceremoni në Pejë

Brenda këtij ambalazhi që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjendet një pjesë metalike e Kullave Binjake, të cilat u shkatërruan me 11 shtator 2001, gjatë aktit më të tmerrshëm terrorist që njeh historia moderne.

E mbështjellë me flamur amerikan, brenda saj është një nga kujtimet më të dhimbshme që ka ndodhur në këtë shtet.

Në sulmin e 11 shtatorit që e kreu organizata terroriste “Al-qaida”, humbën jetën mbi tremijë persona.

Ndërkohë, në këtë ceremoni dolën e bënë nderime edhe pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane dhe Garda Ceremoniale e Ushtrisë së Kosovës.

Foto nga ceremonia

Pas nderimeve që bënë këtu, nën përkujdesin e këtyre ushtarakëve kjo pjesë metalike e kullave binjake u bart për në Pejë.

Ideatori i saj, ishte Rotariani, Nehat Devolli, i cili gjeti mbështetjeje të parezervë nga Kompania Elsa Group.

“Unë kisha për ide që një memorial të tillë ta kemi në qytetin tonë të Pejës, dhe këtë ide ia tregova Isa Selimajt, pronar i kësaj firme, i cili menjëherë e pranoi ta bënte me para të tij. Madje, ai me tregoi se ishte vetëm 1 kilometër larg kullave kur ndodhi rasti”, ka deklaruar Devolli për RTV Dukagjinin.

E veçanta e saj, është se djali i pronarit të kësaj kompanie, Isa Selimaj, ditën tragjike të sulmit, ishte vetëm një kilometër larg Kullave Binjake.

Ngjarjen e ka rrëfyer prindi i tij, Ibrahim Selimaj.

“Isa, djali im ka qenë një kilometër larg Kullave Binjake, pikërisht atë ditë kur është bombarduar, dhe unë si familje dhe si biznesi kamë marrë shumë rëndë dhe ishte shumë tronditëse për shtetin tonë mik, për atë që ka ndodhur”, ka deklaruar, pronari i Elsa Group, Selimaj.

Ibrahim Selimaj

Me nderin më të madh, së bashku me djemtë e priti atë duke iu dorëzuar dhe flamuri i palosur nga Marinsat Amerikan, ku ka shtuar se kjo është me e vogla që mund të behet për SHBA-në.

“E kisha zemrën atje, e kisha djalin atje dhe ishte trishtuese prandaj ne këtë që e bëmë si familje, është vetëm një pikë ujë në deti”, ka shtuar Selimaj.

Arbër Asllani

Sipas, Presidentit të Rotary Club Peja, është e para në Evropën Juglindore.

“Kjo është një pjesë metalike nga Kullat Binjake në Neë York, i ngjarjes 11 shtator 2001. Është memoriali i parë i këtij lloji, që ndërtohet në Evropën Juglindore, kjo po ndodh në Kosovë, Pejë”, ka thënë presidenti i “Rotary – Club Peja”, Arbër Asllani.

Ndërsa, ky memorial që pritet të zbulohet të dielën në Komunën e Pejës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika