Rusia konfirmon se trupat e saj janë larguar nga rajoni kryesor i Kharkiv-it

Pas gjysmë viti luftë në Ukrainë, raportohet për tërheqjen e trupave ruse nga rajoni kryesor i Kharkiv-it. Tërheqja e trupave ruse është konfirmuar dhe nga ministria ruse e Mbrojtjes

Ilustrim

Gjatë kësaj të shtune, mijëra trupa ushtarake ruse janë tërhequr përballë një ofensive të ukrainasve në rajonin e Kharkiv-it. Tërheqja e trupave ushtarake ruse është konfirmuar edhe nga ministria ruse e Mbrojtjes, duke thënë se po forconte trupat e saj në rajonin lindor të Donetsk-ut.

Ky lajm është konfirmuar pasi zyrtarët ukrainas njoftuan për rimarrjen e Kupyansk-ut, vend i cili ishte një qendër logjistike dhe tranzite për trupat ruse që luftojnë në lindje.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy ka thënë se ushtria e vendit ka rimarrë “më shumë se tridhjetë vendbanime” në rajonin e Kharkiv-it, me njësi të Policisë Kombëtare që lëvizin, ndërsa forcat ruse janë dëbuar.

Instituti për Studimin e Luftës vlerëson se Ukraina ka rimarrë rreth dy mijë e 500 kilometra katrorë territor rreth Kharkiv-it, ndërsa forcat e Kiev-it mund të kenë çliruar Kupyansk-un dhe Izyum-in të shtunën, raporton yahoo.news.

Agjencia bërthamore e OKB-së ka rritur paralajmërimin e saj në lidhje me termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, duke thënë se objekti së shpejti mund të humbasë energjinë dhe të mbyllë reaktorin e tij të fundit operativ pas granatimeve të vazhdueshme në zonë. “Kjo është një situatë e paqëndrueshme dhe po bëhet gjithnjë e më e pasigurt,” tha shefi i agjencisë.

Më tej, në një deklaratë në faqen e internetit të presidentit ukrainas thuhet se janë vendime për “sigurinë në vendbanimet e çliruara”, Zelenskyy gjithashtu ka folur edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, ku shumë biseda janë fokusuar në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika