Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën e 11 shtatorit ka informuar se nga 131 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa të dielën janë shëruar 72 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268 mijë e 416.
Në total numri i rasteve aktive është 241.
Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 835 mijë e 791 doza të vaksinës.
Deri më sot, 824 mijë e 583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 105 mijë e 060.
Ndërkaq dozën e katërt të vaksinës e kanë marrë 1 mijë e 749 qytetarë.