IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarë policorë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në Kllokot. Ndërsa një tjetër dyshohet të ketë kryer veprën penale, kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme, një në Kllokot dhe një tjetër në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, IPK-ja ka bërë të ditur se informatat e para për rastin e Kllokotit i ka pranuar përmes Linjës së Kaltër lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë  janë të përfshirë si të dyshuar në kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas raportimit të një qytetari, këta dy zyrtarë policorë nuk kanë ndërmarrë veprimet hetimore ndaj të dyshuarve pas ankesës së tij e njëherësh, nuk kanë përfshirë në deklaratën e tij kërcënimet që ai kishte pranuar nga një zyrtar i lartë i komunës së Kllokotit.

Hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetime nën dyshimin se dy zyrtarët policorë kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Një veprim i tillë vjen pas verifikimit  të informacioneve të pranuara nga ankuesi dhe pas një konsultimi me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, zyrtarët e përfshirë si të dyshuar në këtë rast janë suspenduar.

Në rastin e dytë, Inspektorati Policor i Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor nën dyshimin për veprën penale, kanosje, informatat për rastin e të cilit, IPK-ja i ka pranuar mbrëmjen e së shtunës.

Bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të mëtejshme hetimore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika