Sekretari i Departamentit Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në këtë datë kujtohet trimëria, dhembshuria, forca dhe guximi i amerikanëve.
Teksa ka përkujtuar viktimat, Blinken ka përmendur edhe mbështetjen e miqve dhe aleatëve, duke thënë se bashkërisht do ta ndërtojnë një botë më të sigurt.
“Sot ne përkujtojmë rreth tre mijë personat e vrarë në sulmin terrorist të 11 shtatorit dhe trimërinë, dhembshurinë, forcën dhe guximin e amerikanëve tanë. Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e madhe nga miqtë dhe aleatët. Së bashku, ne do të ndërtojmë një botë më të sigurt”, ka shkruar Blinken.
Today we remember the nearly 3,000 people killed in the 9/11 terrorist attacks and the bravery, compassion, strength, and courage of our fellow Americans. We will never forget the outpouring of support from friends and allies. Together, we will build a safer world. pic.twitter.com/fbPj0HOX3s
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 11, 2022
Të dielën e 11 shtatorit janë shënuar 21 vjet nga sulmi i 19 individëve, përkatësisht, 15 nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Katër aeroplanë kryen sulme duke goditur Kullat Binjake në Nju Jork, Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani. Nga ky sulm mbetën të vdekur afër 3 mijë persona.