Të hënën e 12 shtatorit, pritet të mbajë mot me kushte të qëndrueshëm meteorologjike. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës .
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.
Gjithashtu, parashihet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.
“Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë”.
”Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në komunikatën e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.