Diskutimet për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen në komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e së hënës të 12 shtatorit.
Fillimisht para anëtarëve të Komisionit duhet të jenë kandidaturat e prokurorit publik Ljubomir Joveski, të cilat janë të propozuara nga partitë në pushtet dhe të merret parasysh dhe propozimi i opozitës.
Deri më tani, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë propuzuar kandidaten Tatjana Vasiq Bozazhieva.
Vasiq Bozazhieva punon si këshilltare shtetërore për legjislacion civil në Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu, deputetët kanë propuzuar edhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skenderin.
Dy kandidatët dhe prokurori publik republikan, Lubomir Joveski, janë propozuar nga partitë në pushtet.
Nga gjashtë kandidatë që u propuzuan nga OBRM-PDUKM-së, përveç Jovanovskës, deri më tani është refuzuar kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovskës, prokurorit Todor Vitlarovit dhe gjyqtarit në pension, Branko Sekullovskit.