Daniel Craig shkëlqen në filmin e ri “Glass Onion”

Glass Onion është një vazhdim "shumë argëtues" i filmit të zhanrit mister “Knives Out”, me një kast të ri duke përfshirë Janelle Monáe, Edward Norton dhe Kate Hudson

Glass Onion: A Knives Out Mystery

“Glass Onion: A Knives Out Mystery” është një film mister amerikan i vitit 2022, shkruar dhe drejtuar nga Rian Johnson, dhe prodhuar nga Johnson dhe Ram Bergman për T-Street Productions.

Një vazhdim i pavarur i filmit “Knives Out” të vitit (2019), Daniel Craig ripërsërit rolin e tij si Benoit Blanc, një detektiv i zoti që merr përsipër një çështje të re. Në film luajnë gjithashtu një kast i përbërë nga aktorët Edward Norton, Janelle Monáe, Kathryn Hahn, Leslie Odom Jr., Jessica Henwick, Madelyn Cline, Kate Hudson dhe Dave Bautista.

Daniel Craig është në këtë film dhe të thuash shumë më tepër se ç’duhet për “Glass Onion: A Knives Out Mystery” të Rian Johnson do të ishte të prishësh këtë vazhdim jashtëzakonisht argëtues të “Knives Out” të 2019-ës.

Aty ku origjinali varej nga anëtarët e familjes së çuditshme – të dyshuarit për vrasje, që po hetoheshin nga Benoit Blanc, detektivi qesharak i Craig-ut me famë botërore, “Glass Onion” mbështetet në sekretet, gënjeshtrat, keqkuptimet dhe identitetet e gabuara.

Glass Onion sjell një grup të ri të dyshuarish, i vendos në ishullin privat të një miliarderi në Greqi dhe dërgon Blanc për të kuptuar se çfarë po bëjnë të gjithë.

Gjersa promovonte “Knives” Out në 2019, Johnson la të kuptohet për mundësinë e një vazhdimi. Në vitin 2020, u konfirmua se ai ishte duke punuar në një tregim me Craig që do të riprodhonte rolin e tij.

Në mars 2021, Netflix bleu të drejtat për dy vazhdime të “Knives Out” me çmimin prej 469 milionë dollarë. Xhirimet u zhvilluan në ishullin Spetses, Greqi, mes qershorit dhe korrikut 2021 dhe vazhduan jashtë Greqisë deri në shtator. Anëtarët e ekipit që u rikthyen nga “Knives Out” përfshinin kinematografin Steve Yedlin, redaktorin Bob Ducsay dhe kompozitorin Nathan Johnson.

“Glass Onion: A Knives Out Mystery” pati premierën e saj botërore në Festivalin e 47-të Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 10 shtator 2022 dhe është planifikuar të shfaqet në kinema të zgjedhura në nëntor 2022, përpara se të publikohet në transmetim më 23 dhjetor 2022, nga Netflix.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika