Në mes të ofensivës së Kievit në rajonin verilindor të Kharkiv-it, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Rusinë këtë të diel, duke thënë se “historia do të vendosë gjithçka në vendin e vet”.
Përmes një postimi në Telegran, Zelensky pyet Rusinë “A mendoni akoma se ne jemi ‘një komb?’ A mendoni ende se mund të na trembni, të na thyeni, të na bëni të bëjmë lëshime?”.
“Vërtet nuk kuptove asgjë? Nuk e kuptoni kush jemi ne? Për çfarë jemi ne? Për çfarë po flasim?”, thuhet në postim, raporton CNN.
Tutje në postimin e presidentit ukrainas njoftohet se i pari i shtetit ka thënë “Pa gaz apo pa ty? Pa ty. Pa dritë apo pa ty? Pa ty. Pa ujë apo pa ty? Pa ty. Pa ushqim apo pa ty? Pa ty.”
Zelensky ka shtuar se i ftohti, uria, errësira dhe etja nuk janë aq të frikshme dhe vdekjeprurëse për popullin ukrainas aq sa “miqësia dhe vëllëzëria ruse”.
“Por historia do të vendosë gjithçka në vendin e vet. Dhe ne do të jemi me gaz, dritë, ujë dhe ushqim … dhe PA ty!”, vijon Zelensky.