Kulla Eifel do të errësohet më shumë se një orë më herët se zakonisht për shkak të krizës energjetike të rënduar nga pushtimi rus në Ukrainë.
Kulla Eifel aktualisht ndriçohet pasi të errësohet deri në orën 1 të mëngjesit nga një sistem ndriçimi i ndërlikuar që i jep asaj një shkëlqim të artë falë 20 mijë llambave ndriçuese.
Bashkia e qytetit pritet të propozojë që kulla të errësohet në orën 23:45 kur të largohen vizitorët e fundit, që do të thotë se ajo nuk do të vezullojë më në mesnatë.
Lëvizja për të zvogëluar ndriçimin shihet si një mënyrë për të dhënë një shembull për reduktimin e ndriçimit të qytetit në përgjithësi.
Jean-François Martins, kreu i menaxhimit të kullës, tha për The Guardian: “Është një gjest shumë simbolik – pjesë e ndërgjegjësimit në rritje rreth kursimit të energjisë”.
Ndriçimi gjatë natës i monumentit përbën 4% të konsumit vjetor të energjisë. Kulla, e cila u përfundua në vitin 1889, është rikthyer në numrin e vizitorëve që vinin para Covid-it në më shumë se 20 mijë vizitorë në ditë.
Autoritetet e tjera të qytetit po reduktojnë gjithashtu ndriçimin gjatë natës në vende të rëndësishme. Monumentet në Marsejë, përfshirë Pallatin Pharo, do të fikin dritat më herët nga fundi i shtatorit për të kursyer energji.
Në Berlin këtë verë, ndriçimi gjatë natës u reduktua në disa monumente, duke përfshirë Victory Column, Kishën Përkujtimore të Kaiser Wilhelm dhe Jewish Museum.