“Sulmet kibernetike ndaj Kosovës, zakonisht vijën nga shtetet jo mike dhe kjo është adresa që përpiqemi të identifikojmë dhe të marrin masa stafi ekspert i agjencisë së informacionit, që të parandalojnë dhe t’i kufizojnë sulmet”, kështu ka treguar për RTV Dukagjini, ish-drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit(AShI), Kujtim Gashi.
Gashi, ka thënë se ASHI-ja e ka për obligimi ofrimin e sigurisë kibernetike për të gjitha institucionet e Kosovës. Nuk është hera e parë që kjo agjenci ballafaqohet me sulme të tilla, por këto të fundi për të janë më intensive.
Më tej, Gashi ka treguar se “Agjencia e Shoqërore e Informacionit është përgjegjëse për sigurinë kibernetike në Kosovë”.
Pse mund t’i ekspozohet sulmeve kibernetike ASHI, sipas tij, është se ajo ka përgjegjësi në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetareve por dhe për shkaka se ajo është më përgjegjëse e platformës e-Kosova, e cila është për shërbime ndaj qytetarëve.
Tutje, Gashi ka folur edhe si është ndërtuar sistemi i sigurisë kibernetike në Kosovë.
“Rrjeti shtetëror në Kosovë funksionon si një rrjet i qendërzuar dhe ka një nivel të sigurisë sepse sistemet e ndjeshme nuk kanë dalje në internet ato, ofrojnë shërbime vetëm brenda rrjeti të infrastrukturës shtetërore pa pas dalje në internet dhe kjo e ka ngritur nivelin e sigurisë”.
Sipas tij rreth 1mijë lokacione janë të cilat kanë qasje në rrjetin shtetëror brenda Kosovës.
A mund t’i zbulojë sulmet kibernetike Kosova?
Gashi është përgjigjur se Kosova sipas tij që nga vitit 2013 ka thënë se i ka kuadrot e duhura për këtë dhe ka pasur sulme por jo dhe sukses pasi për të në këtë luajnë rol dhe sistemet.
“Sulmet mund të zbulohen në bazë të IP-jave, por jo çdo herë sepse IP-ja mund të jenë dhe të pasakta pasi ata e kamuflojnë adresën nga sulmojnë ”, ka deklaruar Gashi në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.
Ndërkohë ai ka shtuar Kosova i ka identifikuar se nga i kanë ardhur sulmet kibernetike.