Policia e Kosovës ka gjetur katër shtetas të huaj të fshehur brenda një kamioni me targa vendore, përgjatë një kontrolli në terminalin doganor, në Prizren. Të njëjtit ishin përpjekur të hynin ileglisht në Republikën e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 15:30.
“Policia e Kosovës ka pranuar informacione relevante se në terminal doganor në Prizren permes një kamioni me targa vendore janë futur në menyrë ilegale në Republikën e Kosovës katër (4) shtetas të huaj. Menjëherë njësiti policor iu ka përgjigjur informacionit, janë kontaktuar zyrtarët doganorë të cilët gjatë kontrollit në kamionin e tipit “Mercedes”, brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike kishin gjetur të fshehur katër (4) persona meshkuj shtetas të huaj”, ka shkruar Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se njësitet kompetente policore janë marr me rastin për procedura të mëtejme.