Semanaj shpjegon katër fazat e sulmit ndaj institucioneve shqiptare: Hakerat po tallen me ne

Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike Besmir Semanaj-it, sulmin ndaj institucioneve të Shqipërisë, hakerët e kanë kryer në katër faza

Eksperti i sigurisë teknologjike Besmir Semanaj

Institucionet e Shqipërisë që një kohë janë bërë cak i sulmeve të hakerave por për këtë çështje ka folur eksperti i sigurisë teknologjike, Besmir Semanaj, ka thënë se Shqipëria është duke u ballafaquar një sulm të mirë të organizuar në katër faza.

Sipas Samanaj-it, “sulmi i parë kishte nisur në maj të vitit 2021 e që nga ajo ditë deri më sot janë zhvilluar katër faza sulmi, ku e para është marra e aksesit në serverat e institucioneve tona, faza e dytë ajo e grabitjes së sistemit, faza e tretë ajo e shkatërrimit dhe e katërta që po ndodh aktualisht është ajo e përqeshjes”.

Më tej, ai ka thënë se informacionet e shtetit të Shqipërsë janë e vjedhura nga hakerat janë nxjerrë në shitje me një çmim të ulët nga ana e tyre e  kjo tregon se jemi në fazën ku ata po na përqeshin.

“Më shumë se një sulm i dytë ky është vazhdim i sulmit të parë që ka nisur që në maj 2021, por autoritetet shtetërore u vunë në dijeni pas fazës së tretë të sulmit. Rreziku është shumë i lartë, por akoma nuk dimë çfarë informacionesh kanë prekur. I gjithë informacioni jonë bazohet në raportin e Microsoft dhe tek burimi kriminal i hakerave”, ka thënë ai në ABC News.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika