Fillon takimi në mes të Kurtit dhe Jasharajt

Ka nisur takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe këshillit grevist

Rrahman Jasharaj, SBAShK

Ka filluar takimi  në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe këshillit grevist, i cili po përfaqësohet nga kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Në këtë takim pritet të diskutohet në lidhje me kërkesat e punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë javë që janë në grevë.

Ky takim vjen pas disa javësh grevë nga punëtorët e sektorit publik të organizuar nga sindikatat e pavarura të Kosovës.

Gazetarët duke pritur para objektit të Qeverisë së Kosovës

Sindikatat kanë kërkuar nga 100 euro shtesë deri në miratimin e plotë të Ligjit të Pagave, i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, pas disa javësh.

Para takimit me Kurtin, sindikatat kanë pasur takim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, por që rezultoi pa ndonjë marrëveshje të palëve.

Kryesindikalisti, Rrahman Jasharaj, vazhdimisht ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar në lidhje me çështjen e pagave.

Greva në administratë dhe në arsim është duke u mbajtur që nga data 25 gusht e këtij viti.

Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk i kishte procesuar me kohë pagat e muajit gusht për të gjithë punëtorët e sektorit publik, me arsyetimin se zyrtarët financiarë të komunave nëpër Kosovë, nuk i kanë dorëzuar listat e punëtorëve grevistë, dhe rrjedhimisht të gjithë punëtorëve qoftë edhe atyre që nuk janë në grevë nuk u kanë dalë pagat me kohë.

Qeveria e Kosovës ka insistuar që punëtorëve të cilët janë në grevë t’u pezullohet paga.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika