Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Kosovë janë raportuar 11-të raste të dhunës në familje. Nga 11-të rastet e raportuara dhuna është ushtruar nga gjinia mashkullore ndaj asaj femërore, por nuk ka munguar edhe një rast anasjelltas.
Sipas raportit të policisë, në Komunën e Prishtinës janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pasi dyshohen të kenë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tyre. Dhe se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në Komunën e Lipjanit një grua ka raportuar bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Ndërsa, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar, dhe rasti ka shkruar në procedurë të rregullt.
Në Komunën e Fushë Kosovës, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare.
“Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Gjithashtu, në Fushë Kosovë është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në Komunën e Gllogocit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në Komunën e Graqanicës një grua kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, vëllai i sajë, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.
Ndërkaq, në Komunën e Prizrenit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Komunën Pejës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (babai me djalin, dhe nipin e tij), pasi të njëjtit pas një zënke familjare kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në Komunën e Gjakovës një grua kosovare ka raportuar se është kanosur verbalisht nga bashkëshorti i sajë kosovar. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin, por i njëjti nuk është gjetur, dhe rasti ka mbetur nën hetime.
Gjithashtu, në Gjakovë një grua kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar. Sipas raportit të policisë i dyshuari gjendet në arrati.