Blinken telefonon Ramën pas sulmeve kibernetike, dënon sulmet iraniane

Në bisedën telefonike mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe sekretarit të ShBA-së, Antony Blinken, është diskutuar për sulmet kibernetike ndaj institucioneve qeveritare shqiptare. Blinken tha se i dënon këto sulme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken

Pas sulmeve kibernetike që ndodhën në Shqipëri, sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, ka telefonuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin për bisedën mes Ramës dhe Blinken e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Ned Price. Price ka theksuar që sekretari Blinken ka dënuar sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë.

Gjatë ditëve të fundit, Shqipëria ka njoftuar për sulmin e përsëritur kibernetik nga Irani.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për sulmin kibernetik përmes një postimi në Twitter. Në postimin e tij njoftohet se në këtë sulm kibernetik është përfshirë sistemi TIMS.

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri ndodhi pa kaluar as 24 orë nga vendimi që mori SHBA-ja të premten, (09.09) për sanksione ndaj Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ndaj titullarit të kësaj Ministrie, ministrit Esmail Khatibi.

Departamenti i Thesarit të ShBA-së ka njoftuar se sanksionet ndaj Iranit merren për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Në këtë njoftim tutje thuhet se në korrik të vitit 2022, aktorët e sulmeve kibernetike, me mbështetjen e qeverisë së Iranit dhe Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë, ndërprenë sistemet kompjuterike të qeverisë së Shqipërisë duke e detyruar qeverinë të pezullojë shërbimet publike online për qytetarët e saj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika