Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar ftesën e ministrit për Bashkëpunim Rajonal të Izraelit, Esawi Frej, për një vizitë zyrtare në Izrael. Gjatë kësaj vizite, ministri Krasniqi do të realizojë takime me zyrtarë shtetërorë nga Izraeli dhe do të diskutojnë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimeve në mes të dy shteteve.
Elbert Krasniqit është pritur në takim nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej.
Gjatë takimit të Krasniqit me ministrin Frej është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, raportet mes Kosovës dhe Izraelit. Po ashtu, është diskutuar edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe qeverisjes lokale.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka falënderuar ministrin Frej për ndihmën e Izraelit për Kosovën.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, Krasniqi ka vizituar Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, në nderim të viktimave të gjenocidit famëkeq të shekullit XX.