Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka mbajtur takimin lamtumirës me ish-ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Meri Brnz.
I kryediplomati i Maqedonisë Osmani, ka vlerësuar raportet diplomatike në mes të vendi të tij, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA).
“Mundësi e mirë në 27-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, t’i përshëndesim sukseset dhe arritjet e shumta ndër vite, me theks të veçantë në partneritetin në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe Dialogun Strategjik të mbajtur kohëve të fundit mes dy vendeve”, ka shkruar në Facebook Osmani.
Më tej ai ka thënë se duhet të intensifikohet bashkëpunimi dypalësh për forcimin e aleancës strategjike në mes të dyja vendeve.
Osmani, ka përfunduar, duke vënë në pah rëndësinë e SHBA-ve , për zhvillimin demokratik dhe progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.