Institucionet e vendit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigjje rreth pyetjeve të televizionit për kazinot ilegale që janë vendosur në Karaçevë, fshat ky në Komunën e Kamenicës. Zona neutral në këtë pjesë është bërë shkas që këto instituucione të heshtinë.
Kazinot në Karaçevë, institucionet pa përgjigjie
Kazinot e vendosura në objektet e improvizuara në pjesën e Karacevës në Komunën e Kamenicës duket se nuk kanë drojë nga ndonjë veprim ligjor të ndërmarr nga shteti ndaj tyre.
Ndonëse në një vendë ku ky biznes është jo legale për të operuar, hapësira për tu monitoruar nga ata që janë në shërbim të ligjit duket se nuk është funksional në këtë pjesë të Kosovës.
Kjo të pakten mund të kuptohetë në momentinë kur policia e Kosovës e as ministra e Punëve të Brendshme nuk kanë qenë të gashtshëm për të dhenë një përgjigjje në pyetjet e drjtuar nga telvizioni rreth veprimtaris së këtij biznesi ilegal në këtë zonë.
Ndonës jo instucionet shtetore, një përgjigjj ka njohesi i çështjeve të sigurisë në vend, Nuredin Ibishi.
Sipas tij, mos veprimi më kohë i Prokurorisë është shkas që në këtë pjesë të vendit, po zhvillohet kjo veprimtari.
“Ajo cka u nderrmar një aksion i ngadalshëm në atë pjesë tash mas sa kohe prap po fillon të lulzoj ky biznës në këtë zonë neutrale. Kjo tregon një mos kompetenc të duhur të prokuroris për të marr veprimi mëniher. Nëse kjo pritet atëherë do të kemi involvim të zyrtarëve policorë në këtë pjesë”, ka thënë Ibishi.
Kjo pjese e Kososvës, problemin duket se e ka edhë më të thellë, që ka të bëhë me mosshënimin e vijës kufitar më Serbinë dhe lënja pezull e zonës neutral në këtë fshat.
Kjo duket të jetë arsyeja kryesore, që ky biznes po lulëzon në këtë vend.
Për shënimin e vijes kufitar vite më parë, Komisioni Shtetrorë i Kosovës kishte filluar edhe në këtë pjesë analizimin.
Por kur I tërë projekti ishte kompletuar gjërat duket se ngecën në një pikë.
“Komisioni shtetrorë i kemi vizituar disaherë atë pjesë dhe kemi analiza të detajuar por ka mbetur ende e pazgjidhur dhe është në pritje për shenimin e kufirit më Serbinë.Ne skemi nevojë të hyjëm në ai aventura si më Dobellën të zgjedhim këtë çështje mjafton të diskutohet në Bruksel për këtë dhe është tëra e qartë vetëm duhet të ketë vullnet për diskutim për këtë çështje”, ka thënë profesori Florim Isufi.
Për profesrin Isufi që ishte pjesë e këtij komisioni, mbetja pa zgjidhje e disa hektarëve në Karaçvë është problem që ka dalur nga marrëveshja e Kumanovës nga e cila kjo pjesë mbeti nën monitorimin e KFOR-it, ani pse vijat kadastral thoshin ndryshe.
“ Me qnë se kufiri më Serbin ka mbetur ai që ëhstë përcaktuar më marrvshjen e Kumanovës. Bazuar në isa harta të KFOR-it ka mbetur si hapsirë e pazgjidhur. Si njësi kadastrale ato janë të Kosovës por bazuar në disa harta ruse është mbetur një pikëpyetje se kush do të menagjoj më atë sipërfaqe”, ka shtuar Isufi.
Bizneset illegal të kazinove kanë gjetur strehë në këtë vend, që na koha kur ato u shpallen ilegale në Kosovë.
Edhë përkundër disa aksioneve të Policisë së Kosovës, kjo veprimtari në këtë pjesë nuk ka të ndalur.