Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos së re të sanksioneve kundër Kremlinit, ka ndaluar tregtinë e armëve me Rusinë.
Kievi, që nga 24 shkurti, dita e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së të ndalojnë çdo bashkëpunim me Rusinë. Vendimi që Bashkimi Evropian të ndalojë tregtinë e armëve me Rusinë u mor pas gjashtë javëve të pushtimit rus të Ukrainës.
Financimi i aktiviteteve ushtarake me Rusinë është ndaluar përmes garancive, huave, sigurimit dhe granteve.
Ndërsa, ndalesa e importimit dhe eksportimit të armëve përfshinë municionin, dërgesat indirekte apo të drejtëpërdrejta, pajisje të mjeteve ushtarake dhe importimin e shitjen e armëve.