Telekomi i Kosovës në një njoftim ka bërë të ditur se ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit dhe telefonisë mobile dhe fikse nga sulmet kibernetike.
Ata kanë shtuar se këto shërbime janë rikthyer edhe pse sulmet kibernetike kanë vazhduar.
“..Ju kemi njoftuar se Telekomi i Kosovës sot është ballafaquar me sulme kibernetike. Edhe pse sulmet kanë vazhduar, Telekomi i Kosovës ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë tërë ditës së martë të 13 shtatorit Telekomi është përballur me sulme kibernetike. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur se janë në dijeni për llojin e këtij sulmi, por këtë nuk mund ta tregojnë për publikun për arsye të sigurisë.
Ndërkaq, ai po ashtu, njoftoi se Telekomi i Kosovës, ka pasur mjaft probleme për të operuar normalisht gjatë ditës së martë për shkak të këtyre sulmeve.
Ai theksoi se sulmi tashmë është ndalur, por që janë duke punuar ende në rrjet për shkak të ngarkesave të shumta që ka shkaktuar sulmi në fjalë.
Sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës, a u cenua privatësia e konsumatorëve?