Një shkollë në Gjakovë ndërpret grevën, fillon mësimin

Shkolla Fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë do të fillojë mësimin nga dita e mërkurë e 14 shtatorit përkundër grevës që po mbahet në arsim që nga data 25 gusht

Shkolla Fillore "Këlmend Rizvanolli" në Gjakovë

Këshilli i Mësueseve të Shkollës Fillore “Këlmend Rizvanolli” kanë vendosur që nga dita e merkurë të 14 shtatorit të ndërpesin grevën dhe të fillojnë mësim, kanë njoftuar nga kjo shkollë.

Në një njoftim kanë bërë të ditur se këtë po bëjnë për të mirën e nxënësve.

“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e merkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq greva në arsim dhe adiministratë publike ka filluar nga data 25 gusht pasi kanë një varg kërkesash drejtuar Qeverisë të cilat nuk janë realizuar akoma.

Gjithashtu gjatë ditës së martë të 13 shtatorit janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj bëri të ditur se përkundër tentimeve nuk pati dakordim me Qeverinë e Kosovës, në lidhje me ndaljen e grevës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika