Filmi “Në kërkim të Venerës” është kandidati i Kosovës për Oscar 2023

"Në kërkim të Venerës" është filimi me regji dhe skenar të Norika Stefa që do të jetë kandidati i Kosovës për Oscar 2023

Ilustrim; Filmi "Në kërkim të Venerës"

Filmi më regji dhe skenar të Norika Stefas, “Në kërkim të Venerës”, është përzgjedhur nga komiteti selektues si kanditati që propozon Kosova në garën e Akademisë së Cmimeve Oscar për vitin 2023.

Komiteti selektues i Kosovës ka deklaruar se filmi i Norika Stefas përveç rrugëtimit në shumë festival të sukseshme, përfaqson autencitetin dhe shumëllojshmërinë që trajton kinemaja kosovare gjatë viteve të fundit.

“Përveç rrugëtimit të suksesshëm në festivale, ‘Në kërkim të Venerës’ përfaqëson autenticitetin por edhe shumëllojshmërinë tematike që trajton kinemaja kosovare viteve të fundit. Në mënyrë të pashembullt filmi të bën të vëzhgosh nga distanca, përderisa në të njëjtën kohë të lidhë me secilin personazh. Ne besojmë se bota ka nevojë për filmbërës autentikë, dhe qasja e gjuha unike e Norika Sefës e bën filmin një kandidat të denjë për këtë garë.” u shpreh komiteti selektues i Kosovës përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatit të Kosovës, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosvës.

Filmi përcjell adoleshenten e qetë Venerën (luajtur nga Kosovare Krasniqi) që jeton në një qytet të vogël në Kosovë. Në një shtëpi të vogël, ku tre breza jetojnë së bashku, ajo nuk ka aspak privatësi.

“Jam veçanërisht i gëzuar që ‘Në kërkim të Venerës’, një jetë-botë e një adoleshente e krijuar mjeshtërisht, dhe një vepër thuajse fiksion etnografik shqisor i një fshati të vogël, është zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në platformën më të madhe të kinemasë në botë”, ka thënë shtuar Lum Çitaku, drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës pas vendimit të komitetit selektues.

Komiteti selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve e Oscars ishte i përbërë nga kineastët nga Kosova: Ismet Sijarina, Blerta Basholli, Samir Karahoda, Visar Morina, Alban Uka, Valmira Hyseni, dhe Eniz Saraçi, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.

Me producent Besnik Krapin, drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenoë, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha. Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Kaçanikut.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika