Kuvendi të enjten nis sesionin vjeshtor, debaton për grevën

Në Kuvendin e Kosovës, kanë përfunduar pushimet, të enjten e 15 shtatorit nis sesioni vjeshtor me debatin për grevën e BSPK-së

Të enjten e 15 shtatorit, Kuvendi i Kosovës do të nisë sesionin vjeshtor me shqyrtimin e disa projektligjeve dhe debatin për grevën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Seanca është paraparaë të fillojë rreth orës 10:00.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, të hënën e 12 shtatorit, ka njoftuar se ky sesion do të fillojë me miratimin e disa procesverbaleve të mbetura nga seancat e kaluara, dhe pastaj do të jenë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe tri projektligje të Ministrisë së Mbrojtjes.

“U dakorduam që sesioni i parë vjeshtor të mblidhet më 15 shtator ora 10:00. Me këtë rregullore parashihet që sesioni fillon me miratimin e procesverbale nga seancat e kaluara, pastaj janë deklarimet jashtë rendit ditës, pyetjet parlamentare dhe tri projektligje të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Kusari-Lila.

Po ashtu, ajo ka njoftuar se me propozimin e opozitës do të ketë debat parlamentar për grevën e përgjithshme të sindikatave.

Ndërkaq, edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar se do të ketë debat parlamentar rreth grevave të përgjithshme.

Ai e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me pakënaqësitë dhe grevat e sindikatave.

“Nuk ka si të fillojë ndryshe sesioni vjeshtor pa një debat rreth grevave që po ndodhin. Sot është java e tretë që fëmijët do të duhej të ishin në shkolla, por kjo nuk po ndodh si rezultat i kokëfortësisë së kryeministrit dhe mungesës së një dialogu social me sindikatat. Kjo kokëfortësi e kryeministri po i bënë dëm Kosovës dhe më së shumti fëmijëve. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të filloj mësimi”, ka thënë Tahiri.

Grevat e përgjithshme të organizuara nga sindikatat e punëtorëve të sektorit publik, kanë filluar më 25 gusht të këtij viti. Kërkesë kryesore e tyre është procesimi i 100 eurove deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika