Tesla e Elon Musk paditet nga shoferët për mosfunksionimin e Autopilot dhe Full Self-Driving

Kompania e automjeteve elektrike, Tesla, e themeluar nga Elon Musk, është paditur nga shoferët për 'mosfunksionimin e plotë' të veçorive Autopilot dhe Full Self-Driving

Foto ilustruese

Kompania e automjeteve elektrike, Tesla është paditur të mërkurën nga një grup shoferësh, të cilët kanë akuzuar kompaninë e Elon Musk se ka mashtruar publikun duke reklamuar në mënyrë “mashtruese” funksionet e saj, Autopilot dhe Full Self-Driving.

Në ankesën ndaj Tesla dhe Musk thuhej se që nga viti 2016, kompania në fjalë kishte reklamuar në mënyrë mashtruese teknologjinë si plotësisht funksionale ose “vetëm afër”, pavarësisht se e dinin që teknologjia nuk funksiononte ose nuk ekzistonte, dhe i bënte automjetet të pasigurta.

Briggs Matsko, paditësi i përmendur, ka thënë se Tesla e bëri këtë për të “krijuar një emocion” për automjetet e saj, për të tërhequr investime, për të rritur shitjet, për të shmangur falimentimin, për të rritur çmimin e aksioneve, dhe për t’u bërë një “lojtar dominues” në automjetet elektrike.

“Tesla nuk ka prodhuar ende asgjë që i afrohet një makine plotësisht vetëdrejtuese”, ka thënë Matsko.

Padia e paraqitur në gjykatën federale në San Francisko kërkon dëme të paspecifikuara për njerëzit, të cilët që nga viti 2016 kanë blerë ose dhënë me qira automjete Tesla me tipare Autopilot, Enhanced Autopilot dhe Full Self-Driving features, raporton NY Post,  transmeton Dukagjini.

Tesla nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. Ajo shpërndau departamentin e saj të marrëdhënieve me median në 2020.

Ndërkaq, padia pasoi ankesat e paraqitura më 28 korrik nga Departamenti i Automjeteve të Kalifornisë që akuzonin Tesla-n se kishte mbivlerësuar se sa mirë funksiononin sistemet e avancuara të ndihmës së shoferit (ADAS).

Zgjidhjet juridike, mund të përfshijnë pezullimin e licencës së Teslës në Kaliforni dhe kërkesën për kompensim ndaj shoferëve.

Tesla ka thënë se funksioni Autopilot u mundëson automjeteve të drejtojnë, të përshpejtojnë dhe të frenojnë brenda korsive të tyre, ndërsa “Full Self-Driving” i lejon automjetet t’i binden sinjaleve të trafikut dhe të ndryshojnë korsinë.

Po ashtu, sipas kompanisë në fjalë, të dyja funksionet teknologjike “kërkojnë mbikëqyrje aktive të shoferit”, me një shofer “plotësisht të vëmendshëm” duart e të cilit janë në timon, “dhe nuk e bëjnë automjetin autonom”.

Matsko, nga Rancho Murieta, Kaliforni, ka thënë se pagoi një çmim prej 5 mijë dollarësh për Tesla Model X të tij, i vitit 2018, për të marrë Enhanced Autopilot.

Gjithashtu, ai ka thënë se drejtuesit e Tesla-s që marrin përditësime të softuerit “veprojnë në mënyrë efektive si inxhinierë testimi të patrajnuar”, dhe kanë gjetur “një mori problemesh”, duke përfshirë që automjetet drejtohen në veturat duke lëvizur, pra vetura iu afrohet veturave të tjera më shumë, ndezin dritat e kuqe dhe nuk arrijnë të bëjnë kthesat rutinë.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada që nga viti 2016 ka hapur 38 hetime speciale të përplasjeve të Tesla-s që besohet se përfshijnë ADAS (Sistemi i avancuar i asistencës së shoferit).

Ndërsa, nga aksidentet e raportuara janë nëntëmbëdhjetë vdekje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika