Pas një viti, përfundon gjykimi ndaj Salih Mustafës, vendimi shqiptohet brenda 90 ditësh

Ka përfunduar gjykimi ndaj Salih Mustafës, dhe në bazë të Rregullores, vendimi i gjykimit shqiptohet brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësor

Ka përfunduar të enjten gjykimi ndaj Salih Mustafës, respektivisht, pas një viti kur u dhanë deklaratat hyrëse ndaj tij.

Kjo çështjë konsiderohet e mbyllur, dhe trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldtf-Foglia  është tërhequr për të reflektuar lidhur me vendimin që gjykata do të marrë në këtë rast.

Në bazë të Rregullores, vendimi i gjykimit shqiptohet brenda nëntëdhjetë (90) ditësh, pas mbylljes së çështjes gjyqësore sipas rregullës 136, dhe në të mund të përfshihet edhe një vendim sipas nenit 22(7) të Ligjit, njofton BD.

“Në qoftë se rrethanat e çështjes kërkojnë zgjatje të mëtejshme të afatit, kjo nuk shkon më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë përveçse kur është absolutisht e nevojshme. 3Vendimi për zgjatjen e afatit është publik dhe palët e mbrojtësi i viktimave informohen në lidhje me të. 4Për zgjatjen e afatit jepen arsyet përkatëse”, thekson Rregullorja.

Ndërkaq, aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale, përmes një komunikate.

Para disa ditësh, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me, gjithsej, 35 vjet burgim.

Michalczuk ka theksuar se nuk ka asnjë dyshim se krimet e kryera në këtë rast, jo vetëm që janë të rënda, por janë edhe tejet brutale.

“Rregulla 164 kërkon nga paneli të japë dënim të vetëm që të pasqyrojë tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuarit, varet nga paneli të dënojë të akuzuarin sipas dënimeve që parashikohen apo me dënim më të lartë se ai që paraqitet në lidhje me çdo pikë të veçantë. Për këtë arsye, ZPS kërkon t’í jepet dënim prej 35 vitesh burg”, ka thënë Prokurori Cezary Michalczuk.

Ndërkaqë, Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius von Bone, ka deklaruar se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka kryer asnjëherë ndonjë vrasje, nuk ka ndaluar dhe maltretuar njerëz në kompleksin e Zllashit apo në ndonjë vend tjetër.

Në deklaratën e tij përfundimtare, Bone ka thënë se Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat me të cilat po përballet në Gjykatën Speciale, në Hagë.

“Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat, ai nuk kishte absolutisht asnjë lloj njohurie për krimet të cilat pretendohen në aktakuzë, në periudhën nga data 1 deri më 19 prill 1999 Mustafa ndoshta mund të ketë qenë pak herë në Zllash, në kompleks, ai nuk ka ndaluar, nuk ka marrë në pyetje, nuk ka keqtrajtuar, nuk ka torturuar askënd asnjëherë në atë vend”, ka thënë avokati mbrojtës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika