Ndonse situata me pandeminë ende nuk ka marrë fund në Kosovë, ekzekutivi në krye me Albin Kurtin, ka themeluar një komisionin ekzekutiv për shëndetësinë.
Mirëpo në përgjegjësit e këtij komisioni, i cili gjatë së mërkurës mbajti mbledhjen e parë nuk u flit për koronavirusin.
Kryesimin e tij do ta bëj vetë kryeminstri, Albin Kurti, e që po kritikohet nga opozita për krijimin e këtij mekanizimi.
Madje, Armend Zemaj, nga LDK thotë se kjo po e tregon paaftësinë e kësaj qeverie për të udhëhequr këtë dikaster.
“Një vështrim politik është pranim i dështimit të menaxhimit të këtij sektori, edhe përmes ministrave që i ka pas qeveria Kurti por edhe emërimet politike të cilat kanë qenë kompetencë e qeverisë. Vënia në krye të këtij komisioni rezulton me një paftësi e madhe dhe më e madhe se paftësia e ministrit aktual, nuk ka ndonjë rezultat, është tendecë për kamuflimin e dështimit”, ka thënë Zemaj.
E ngajshëm mendojnë edhe partia tjetër opozitare Alenaca për Ardhëmrinë e Kosovës.
“Përformimi i ministrit dhe trupave menaxhuese të klinikë universitar të vendit nuk ka treguar ndonjë efikatistet të sigurtë, është shoqëruar me afera të shumëta, si në aspektin e keqpërdorimeve gjithashtu edhe në aspektin e menaxhimit etj. Grumbullimi i këtyre lidëreve të institucioneve nuk është mendoj që nuk është ndonjë zgjedhje. Formimi i komisionit nuk do të thotë përformim më të mirë të shëndetësisë, këtu ka vend për përgjegjësi individuale e jo krijimin e komisioneve”, Dreshaj.
Ndërkohë, për Bujar Vitinë, formimin e këtij komisioni Kurti e ka bërë, në pamundësinë për të shkarkuar Ministrin Rifat Latifi.
“Kjo qeveri ka problem me Ministrinë e Shëndetësisë, vet kryeministri ka problem me ministrinë e Shendetësisë, Rifat Latifi, thjesht nuk po i funksionon, kjo për disa arsye, e para mos komunikimi i tij me vartësit, sekretari, udhëheqësit e ShSKUK-së, mirëpo ky nuk mund të jetë problemi, problem mund të jetë prioritetet e Z.Latifi për sektorin e shëndetësisë, të cilët nuk janë të përshtatshme me nevojën në Kosovë. Po e shoh si lëvizje të Kurtit në pamundësi të z.Latifi, të cilin e ka sjell vetë nga Amerika, dhe kështu ka ndërmarrë një hap që t’I shtyjë vetë proceset përpara, në drejtim të përmisimit të sektorit të shëndetësisë”, ka deklaruar Vitija.
Anëtarë të këtij komisioni janë edhe vete ministri i Shëndetësisë, Rifat latifi, Ministri i Financave, Ministrja e Arsimit, e vartës të insitucioneve të tjera në kuadër të ministrisë së shëndetësisë.