FSK bën përsëri bashkë deputetët e kuvendit të Kosovës

Tri projektligje të cilat kishin të bënin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë kaluar pa shumë diskutime gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, është procesi i transformimit të FSK-së në ushtri, i cili po vlerësohet se po shkon ngadalë

Deputetët e përqarë të Kuvendit të Kosovës, përsëri i ka bërë bashkë Forca e Sigurisë.

Kështu, tri projektligjet që kishin të bëjnë me FSK-në dhe ministrinë e mbrojtjes, kaluan në Kuvend pa kundërshtime.

Armend Mehaj, ministër i mbrojtjes tha se këto ndryshime dhe plotësime janë bërë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtar të vendit. “Ky ligj do të jetë në funksion të përmbushjes së detyrave dhe objektivave që ka FSK-ja”, theksoi ai.

Ndërsa Bekë Berisha nga radhët e AAK-së tha se “Shumë ushtarë të FSK-së pasi shteti investon në ta me mijëra euro lëshojnë vendin e punës. Disa ndërrojnë institucione nga FSK në Polici, por shumica e tyre e lëshojnë vendin dhe dalin në perëndim. Tani kjo është shpeshtuar dhe nuk shpjegohet nëse është thjeshtë trend, apo ka ndodhur kështu edhe më herët. Tani është më e theksuar dhe është bërë më problematike.”

E Forca e Sigurisë, tash e gati katër vite ka nisur transformimin e saj në ushtri. Ish komandanti i saj, Kadri Kastrati thekson se ka pasur ngecje në këtë drejtim.

“Në 2018 janë miratuar tri ligjet për transformim dhe që nga atëherë unë mendoj se FSK-ja nuk ka ecur në ritmin sa do të duhej të ecte, për të përmbushur këto detyrime sipas planit 10 vjeçar zhvillimor të kësaj force dhe unë mendoj që akoma jemi mbrapa zhvillimit të këtyre kapaciteteve operacionale” u shpreh Kadri Kastrati , ish-komandant i FSK-së.

Megjithatë, në FSK nuk mendojnë njëjtë me Kastratin.Koloneli Sefer Isufi thotë se me sukses po e realizojnë transformimin.

“Këtë vit kemi përmbyllur me sukses fazën e parë dhe sipas dinamikës së planifikuar dhe tani me sukses jemi duke realizuar vitin e parë të fazës së dytë e planifikuar të zgjas deri në vitin 2024. Gjatë fazës së dytë jemi fokusuar në objektivat kryesor si vazhdimi i kompletimit me pajisje individuale, pajisje kolektive, sisteme të mbrojtjes, fillimin e ndërtimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbështetje luftarake” ka thënë kolonel Sefer Isufi.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është planifikuar të përfundoj në vitin 2028.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika