Gjini: Rruga e Kurtit për ta përçarë SBASHK-un është gabim

Kreu i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si të gabuar rrugën e kryeministrit Albin Kurti që ta përçajë SBASHK-un. Gjini ka thënë se njëra nga mënyrat që Qeveria ka tentuar të bëjë presion te mësimdhënësit ka qenë, nëpërmjet komunave, duke u kërkuar listat e mësimdhënësve që janë në grevë

Adrian Gjni

Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti janë munduar të gjejnë rrugë për ta shkatërruar imazhin e SBASHK-ut dhe BSPK-së, dhe jo rrugë që i dërgon drejt një marrëveshjeje të përbashkët.

I pari i Komunës së Gjakovës, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se njëra nga mënyrat që Qeveria ka tentuar të bëjë presion te mësimdhënësit është nëpërmjet komunave, ku ka kërkuar listat e mësimdhënësve që janë në grevë.

Ndërkaq, mënyrë tjetër është deklarata e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se nuk do të ekzekutohen pagat për grevistët.

“Gjithashtu edhe ministri i Financave nuk ka autoritet të mos i ekzekutojë pagat, pasi është një zinxhir të vijë deri të mosekzekutimi i pagave, dhe ky është një vendim politik, pasi ministri i Financave nuk është përgjegjës për mbarëvajtjen e mësimit, por janë komunat”, ka thënë Gjini.

Nëpërmjet kësaj, sipas Gjinit, ministri Murati e ka “inkriminuar vetën, me ndaljen e pagave, pasi vetëm punëdhënësi i drejtëpërdrejtë ka të drejtë ligjërisht”.

Gjini ka bërë të ditur se listat e mësimdhënësve i dorëzohen ministrisë çdo muaj, për shkak se ndonjë mund të pensionohet, dhe ndonjë mund të vdesë, prandaj listat përditësohen.

Kreu i Gjakovës ka komentuar edhe ndërprerjen e grevës në disa shkolla të kësaj komune, duke thënë se ai nuk ka pasur ndonjë kërkesë as të vazhdojë dhe as të ndalohet greva.

Gjini ka shtuar se mund ta gjeneralizojnë si thymje pasi vetëm 5 shkolla janë hapur në Gjakovë, nga mbi 50 të tjera sa janë në këtë komunë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika