Fondacioni “Agim Lluka” dhuron 600 libra

Memorandum bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet Fondacionit “Agim Lluka” dhe biblotekës “Azem Shkreli” në Pejë. Në emër të Agim Llukës janë dhuruar 600 libra për këtë biblotekë. Në gjithë këtë ngjarje pati shumë të ftuar, Familjarë, prirës institucional e dashamirë të librit u mblodhen në një vend

Ilustrim

Një nga një po futën në raft. Biblotekistet e “Azem Shkrel-it”në Pejë po palosin 600 libra më shumë në raftat e kësaj bibloteke.

Krejt këto i kanë ardh falas nga fondacioni “Agim Lluka”

Ky memorandum bashkpunimi u ndjek edhe nga musafirë të shumtë të ftuar nga familja Lluka.

Familjarë, prirës institucional e dashamirë të librit u mblodhen në një vend.

Drejtoresha e fondacionit, Lemane Lluka tregoi që shpërndarja e librave do të vazhdoj të bëhet edhe në bibloteka të tjera të vendit me të vetmin qëllim, nxitjen e leximit.

“Po e shpalosim aktivitetin tonë të parë të fondacionit “Agim Lluka” fondacion ky që ka për synim pasurimin e biblotekave të Kosovës me larishmëri librash. Sot kam nderin që para juve të shpalos llogon e fondacionit tonë e cila do të na përcjell gjatë gjithë rrugëtimit tonë”, ka thënë Lluka.

Tejet e gëzuar e falënderuese për këtë memorandum është drejtoresha e kësaj bibloteke, Shengyl Kelmendi Gashi.

“Ne falenderojmë kryetaren e fondacionit për iniciativën, për bashkëpunimin me biblotekën e qytetit të Pejës. Bibloteka jonë është mirënjohëse për fondacionin dhe ju urojmë suksese të mëtejme”, është shprehur Kelmendi.

Për ta nderuar figurën e Agim Llukës kishte ardh edhe i pari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Do të na bëjnë krenarë edhe neve edhe Agimin sikur ka pas dëshirë me i ndihmu qytetit dhe sidomos librit edhe bibliotekës së qytetit të Pejës. Kështu që faleminderit për iniciativën, për angazhimin e juaj për me kontribu për Qytetin e Pejës në emër të një njeri që me të vërtetë e ka dashtë këtë qytet siç ka qenë Agim Lluka”, ka potencuar Muhaxheri.

Po ashtu, falënderoi fondacionin për shpërndarjen e librave falas. Gazmend Muhaxheri – Kryetari i Pejës ftesën e Familjes Lluka e kishte pranuar edhe ambasadori, Qemal Minxhozi. Ai foli për rendësinë e nxitjës së leximit dhe librit.

“Nuk ka njeri që vjen nga Tirana, nxënës, student, inxhinier, pedagog, politikan që nuk kthehet te Libraria Dukagjini. Me këtë doja të thoja që libri është pjesë përbërëse, dija është pjesë përbërse e familjes Lluka, e gjithë brezit të Rizait, Agimit, Ekremit e të gjithë Llukave që kontribojnë për zhvillimin, përparimin edhe përhapjen sa më të gjerë të librit”, ka theksuar Minxhozi.

Fondacioni “Agim Lluka” është krijuar në nder të emrit të Agim Llukës.

Roli i Agim Llukës mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.

Agim Lluka ndrroi jetë vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika