Gjini: As mua nuk më ka dalë paga, nuk kam qenë në grevë

Adrian Gjini ka bërë të ditur se edhe atij i është ndalë paga për pesë ditë, edhe pse nuk ka qenë në grevë

Adrian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, njëkohësisht kryetar i komunës së Gjakovës, Adrian Gjini, ka bërë të ditur se edhe atij i është ndalur rroga përreth pesë ditë nga Ministria e Financave, pas vendimit të ministrit Murati që të mosekzekutohen mjetet për grevistët.

Edhe pse nuk ka qenë pjesë e grevës, atij nuk i ka dalë paga, dhe kjo sipas tij, është shkelje e rëndë e ligjit.

Ndërsa, sa i përket kësaj, ai shtoi se është përgatitur një padi.

“Edhe mua nuk më ka dalë paga, edhe pse nuk kam qenë në grevë, nuk ka drejtë të ma ndalë pagën asnjë edhe një orë, është shkelje rëndë e ligjit, nuk është ai autoriteti që vendos me ia ndal pagën dikujt”, ka thënë Gjini, në Debat Plus.

Gjini shtoi se është kundër kësaj qeverie, po jo antishteti, kur ka kundërshtuar t’i dërgojë ministrit Murati listën e mësimdhënësve që janë në grevë.

“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë kundër shtetit, me asnjë element nuk kam qenë kundër shtetit të Kosovës, a është normal (Kurti), kur na thotë që komunat janë kundër shtetit”, ka shtuar Gjini.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika