Dy oficerë policie janë dërguar në spital pasi u goditën me thikë në qendër të Londrës, thotë Policia Metropolitane.
Goditja me thikë ndodhi pranë sheshit Leicester në orën 06:00 me kohën lokale në Londër dhe nuk mendohet të ketë lidhje me ndonjë sulm terrorist.
Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e cilësoi sulmin “krejtësisht të tmerrshëm” në një “kohë të rëndësishme për vendin tonë”.
Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor dhe sulm ndaj punonjësit të urgjencës.
Një Taser u vendos në Great Windmill Street, pranë Shaftesbury Avenue, dhe burri po trajtohet gjithashtu në spital.
Khan tha, “Këta oficerë të guximshëm po bënin detyrën e tyre dhe po ndihmonin publikun në këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me ta, me të dashurit e tyre dhe kolegët e policisë pas këtij sulmi të turpshëm”, ka shtuar Khan.
Ai gjithashtu ka thënë për BBC-në se “asnjë oficer nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën”.
Një roje lokale e sigurisë, i cili nuk donte të emërohej, ka përshkruar ngjarjen, “Më thanë se një burrë me thikë u përpoq të grabiste një dyqan këtu”.
“Pronari i dyqanit thirri policinë dhe ai i goditi me thikë kur mbërritën”, ka thënë ai.