600 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake nga ShBA-të për Ukrainën

ShBA-të kanë njoftuar për ndihmën shtesë ushtarake prej 600 milionë dollarësh për Ukrainën

Foto e ndihmave ushtarake amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar për ndihmën prej 600 milionë doallrësh në ndihmë për Ukrainën.

Në këtë paketë ndihmash ku përfshihen armë, municione dhe paisje ushtarake shtesë nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve.

Në njoftim thuhet se së bashku ShBA-të, me aleatët e saj po dorëzojnë armët dhe paisjet që forcat Ukrainase po përdorin në mënyre efikase kundër sulmeve te forcave ruse.

Më këtë ndihmë ushtarake nga ShBA-të për Ukrainën arrihet shifra rreth 15.8 miliardë që nga fillimi i administratës Biden.

“Në bazë të një delegimi autoriteti nga Presidenti, unë po autorizoj tërheqjen tonë të njëzet e një të armëve dhe pajisjeve amerikane për Ukrainën që nga shtatori 2021. Kjo tërheqje prej 600 milionë dollarësh përfshin armë, municione dhe pajisje shtesë nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA. Kjo tërheqje do të sjellë ndihmën e përgjithshme ushtarake të SHBA për Ukrainën në rreth 15.8 miliardë dollarë që nga fillimi i kësaj administrate”, ka thënë Blinken.

Blinken ka shtuar se populli i Ukrainës me guxim dhe me vendosmëri po e mbron atdheun e tij, dhe po lufton për të ardhmen e tij.

“Me guxim dhe vendosmëri të admirueshme, populli i Ukrainës po mbron atdheun e tij dhe po lufton për të ardhmen e tij. Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake së bashku me aleatët dhe partnerët tanë nga më shumë se 50 vende për të mbështetur mbrojtjen e saj. Aftësitë që ne po ofrojmë janë të kalibruara me kujdes për të bërë dallimin më të madh në fushën e betejës dhe për të forcuar dorën e Ukrainës në tryezën e negociatave kur të jetë koha e duhur”, ka shtuar Blinken.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika