Zelimkhan Abakarov, i cili ka prejardhje çeçene, por e përfaqëson Shqipërinë në sportin e mundjes e ka eliminuar nga gara serbin Stevan Miçiq, i cili ka medalje evropiane.
Shtetasi shqiptar, Abakarov, që nga fillimi e ka dominuar garën duke e garantuar kështu medaljen e argjendtë dhe i ka hapur vetes mundësi që të bëhet kampion bote.
“Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçiç(medalist Olimpik) Abakarov arriti finalen dominoi ndeshjen, duke garantuar medaljen e argjendtë dhe të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote në mes të Serbisë. Arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen që zhvillohet nesër në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh).
Ndërsa, Abakarov, të shtunën duke filluar nga ora 18:00, do të ndeshet për titullin e kampionit të botës kundër Thomas Gilman.
Abakarov është një mundës shqiptar me origjinë çeçene. Ai fitoi medaljen e artë në 65 kilogram stil i lirë për meshkuj në Lojërat Mesdhetare 2022 të mbajtura në Oran të Algjerisë.
Gjithashtu, ai ka fituar medaljen e argjendtë në veprimtarinë e tij në Lojërat e Solidaritetit Islamik 2021 të mbajtura në Konya, Turqi.