23 vjet Radio Dukagjini, rrëfimi i punëtorëve më të vjetër

E premtja e 16 shtatorit është dita kur Radio Dukagjini shënon 23 vjetorin e saj. Këtu kemi disa rrëfime për krijimin e saj nga puntorët më të vjetër të këtij mediumi. Po ashtu, komentet nga drejtuesit të këtij institucioni, si dhe nga dëgjuesit besnikë të Radios

Stafi i Radio Dukagjinit (foto ilustrim)

Nisi me mjete bazike, por u bë histori. Për 23 vjet i mbajti dëgjuesit gjithmonë në kureshtje e të afërt me ta.

Është kjo Radio Dukagjini që data 16 shtator shënon nismën e saj.

Ashtu si para 23 viteve pran këtij institucioni mediatik është akoma, Feim Kurhasani.

Ai ka bërë me dije edhe fjalën e parë që është thënë në Radio Dukagjini.

“Radio Dukagjini vala 106.3”.

Kurhasanni ka thënë se Radio Dukagjini e mbanë primatin e të parit vetëm për shkak të dëgjuesve.

Feim Kurhasani

“Baza për me qenë Radio Dukagjini numër një është lidhja e institucionit me dëgjuesin dhe kjo ka barrë cka unë shpresoj që do ta ruani lidhjen me dëgjiesit nga ora 05:00 deri në mesnatë dhe shpresoj që kjo do të bëhet edhe 24 orë që besoj që shumë shpejt do të bëhet” , ka thënë ai.

Pjesë e historisë së Dukagjinit është edhe Sebiha Ramaxhiku.

Dy dekada brenda këtij mediumi ia kanë bërë Ramaxhikut këto hapësira shtëpi të saj.

“E kam shtëpi të dytë, ndoshta më tepër se shtëpi meqë këtu kalojë më shumë kohë”, ka deklaruar ajo.

Sebiha Ramaxhiku

Gjithë këto vite duke punuar për këtë medium. Ajo tregon se çka e ka mbajtur kaq gjatë.

“E kam gjetur vetën, më është dhënë mundësi që të punoj pa pengesë, gjithmonë kam synu të jetë ajo ma e mira për mua, dhe mediumin ku punoj e kështu në dy dekada Radio Dukagjini ka shënu shumë suksese”, është shprehur ajo.

Radio Dukagjini falë punës dhe angazhimit të gjithë stafit të sajë,  vazhdon të mbetet Radio më e dëgjuar në Kosovë tash e 23 vjet.

Po ashtu, në 23 vjetorin e themelimit të Radio Dukagjinit është shtruar tryeza për dëgjuesit e saj.  Ata kanë ardh nga qytetet më të largëta të Kosovës madje edhe jashtë saj vetëm për të festuar.

Vizitorët në hapësirat e RTV Dukagjinit, gjatë shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Radio Dukagjinit

Drejtuesit e këtij institucioni janë shprehur mjaftë të entuziazmuar për këtë ditë duke ia kushtuar të tërën dëgjuesve.

Tryeza u shtrua për ta e pritja e ëmbël e bisedat nuk munguan aspak.

Janë këta dëgjues besnik të Radio Dukagjinit, të cilët në përvjetorin e 23-të të këtij mediumi erdhën në vizitë e vet Radio Dukagjini hapi dyert për ta.

Ata janë mjaftë të lumtur për këtë mundësi për t’I takuar ata që cdo ditë i dëgjojnë ndëmjet frekuencave.

Madje ka nga ata që kanë ardh nga Zvicra vetëm për këtë ditë.

Bedri Krasniqi, dëgjues i Radio Dukagjinit

“Na largon mallin e Kosovës dmth me Radio Dukagjinin zgjohem në ora 05:00 dhe flej me emisionet e fundit të natës”, ka thënë Bedri Krasniqi, dëgjues i rregullt i Radio Dukagjinit.

Një tjetër dëgjues i Dukagjinit, Xhemail Dervishi, i cili ka ardhur nga Skenderaj. Ai tregon që frekuencat e radios nuk i ndalë asnjëherë.

Xhemail Dervishi

“Nga viti 2012 ose 2013 e dëgjoj Dukagjinin dhe nuk e fiki radion po sa ta kyqi deri kur me vjen gjumi ose kur të dal jashtë. Gjithcka cka është e mirë prej Dukagjini e kam”, është shprehur ai.

Gjithë ketë energji pozitive të dëgjuesve e morri edhe drejtori gjeneral i RTV Dukagjini, Dardan Belegu, i cili vlerësoi lartë dëgjuesit e radios.

Dardan Belegu, drejtori i RTV Dukagjinit

“Ata që i takova më kanë jap energji shumë pozitive dhe jo vetëm 23 vjet që punova në Dukagjini do vazhdoja edhe 23 te tjera. Kështu që momete shumë të mira dhe fjalë shumë tmira si çdo herë”, ka thënë ai.

Gjithë këtë festë nga afër e përcolli edhe Zëvendës drejtoresha gjenerale e RTV Dukagjinit, Edita Doli Muhaxhiri.

Ajo flet për lidhjen që dëgjuesit kanë me Radio Dukagjinin.

Edita Doli Muhaxhiri

“Ne kemi qenë gjithmonë afër dëgjuesve, nuk e kemi ndje vetën yje. Jemi taku me ta cdo ditë. Ne vizita kemi cdo ditë prandaj ky organizim I hap dyrtë për ta për shkak interesimit të madh të tyre. I kemi qendru afër edhe kur kanë pas hidherim, gëzim e nevoje për informacion”, ka thënë ajo.

E për ata dëgjues besnik që nuk patën mundësi të vizitojnë objektin e Radio Dukagjinit, atyre iu qëndruam pranë në një mënyrë tjetër.

Stafi i Radios Dukagjini u shpërnda gjithandej nëpër Kosovë, e dëgjesve iu shpërndanë edhe dhurata.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika