Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është vizatuar nga delegacionin nga Katari të kryesuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri të cilët u priten nga Ministrja Rozeta Hajdari.
Tutje sipas Komunikatës së Ministrisë s Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në këtë takim kanë biseduar “me Autoritetin Investues të Katarit në krye me Drejtorin Rajonal të Zhvillimit të Biznesit Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi”, për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Katarit.
“Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Al Marri konfirmuan gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm të industrisë, tregtisë, turizmit, e të tjera”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit të ministrisë, aty delegacion nga Katari, u njoh me rezultatet pozitive të qeverisjes së tanishme, në rritjen e treguesve ekonomik dhe të demokracisë në Republikën e Kosovës.