Presidenti i Mqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka treguar se çfarë është duke bërë opozita për t’i frikësuar qytetarët maqedonasit.
“Bullgarizimi që na kërcënon është shpikur nga opozita për të trembur popullin maqedonas”, kështu ka vlerësuar i pari i shtetit, Pendarovski.
Por më tej ai sqarojë se çfarë është e rëndësishme në 14 muajt e ardhshëm që sipas tij është skriningu.
Sipas tij ky është absolutisht prioriteti më i rëndësishëm politik për Maqedoninë e Veriut .
“Është fyese për kombin maqedonas të thuash se një protokoll, një marrëveshje, përmes mekanizmave të integrimit evropian, që unë dhe ti mund të bëhemi bullgarë”, ka sqaruar ai.
Ndërkohë ai ka treguar se do të udhëtojë për në Sofje më 1 tetor, me ftesë të presidentit bullgar Rumen Radev.
Qëndrimi politik i presidentit Pendarovski është se na duhej referendum, por jo, siç theksoi ai, me këto opsione të mjegullt të propozuara.
Për Pendarovskin, referendumi duhet por jo në formen siç është propozuar nga OBRM-PDUKM
Ai ka bërë thirrje “të merremi me reformat, sepse kemi shumë detyra shtëpie në këtë drejtim”.