Para e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar thirrjen e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, të cilat ndryshe njehen dhe si i ‘Trekëndësh i Weimarit’, këto tri shtete kanë bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, të premten 16 shtatorit një deklaratë të përbashkët.
Osmani ka treguar se proces për liberalizimin e vizave për qytetarët Kosovës dhe pse ishte vonuar është rikthyer në rrugën e duhur përmes mbështetjes së aleatëve të Kosovës.
“Shumë faleminderit Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për angazhimin e tyre të vendosur ndaj vizave. për popullin e Kosovës. Ky proces i vonuar është rikthyer në rrugën e duhur përmes punës së palodhur dhe agjendës së qartë të institucioneve dhe mbështetjes së aleatëve tanë”, ka shkruar në Twitter ajo.
Many thanks to Germany, France & Poland for their firm commitment towards visa lib. for the people of Kosovo.
This overdue process has been put back on the right track through the hard work & clear agenda of 🇽🇰 institutions, & support of our allies.https://t.co/S1D6WguOhn
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 16, 2022
Ndërsa kryeministri Kurti, ka shkruar në rrjetin e tij, social Twitter se është duke e pritur me padurim një vizitë nga krerët e tre vendeve në Republikën e Kosovës.
“Pres me padurim vizitën e tyre të përbashkët”, ka shkruar ai.
“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Ëeimarit”, ka përfunduar Kurti.
Kurti: Liberalizimi i vizave për Kosovën, përkushtim i qartë për zgjerimin e BE-së