Klubet e Premier League i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa ndeshjet e ligës së parë angleze rifilluan të premten.
I gjithë futbolli anglez u anulua në fundjavë, pasi monarkia më jetëgjatë e Britanisë së Madhe vdiq në moshën 96-vjeçare javën e kaluar.
Liga angleze e futbollit rifilloi të martën me nderime, sikurse në dy ndeshjet e së premtes në Premier League.
Në Villa Park dhe në City Ground u mbajt një minutë heshtje.
Të gjithë lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes mbanin shirita të zinj në krah, ekranet e mëdhenj shfaqnin imazhe për nder të madhërisë së saj, ndërsa flamujt u valëvitën në gjysmështizë.
Tifozët gjithashtu duartrokitën kur ndeshja arriti 70 minuta, për nder të mbretërimit 70-vjeçar të Mbretëreshës.