Rama për sulmin kibernetik: Ka pasur qëllim të qartë, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit

Kryeministrit Rama ka thënë se sulmi kibernetik ishte i asaj natyre që mund të kishte zhdukur gjithçka, por sistemet shqiptare i kishin rezistuar. Rama ka thënë se dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agrisivitetit të sulmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmi kibernetik nga Irani kishte për qëllim zhdukjen përfundimtare të të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin pakthim të të gjitha sistemeve.

Përmes një transmetimi direkt në faqen zyrtare të tij në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve, Rama ka thënë që sulmi kibernetik i përsëritshëm ndaj shtetit shqiptar, nuk ka arritur qëllimin e tij.

“Ne kemi sulme të vazhdueshme kiberentike prej shumë vitesh po prej një shkalle të ulët për nga pikëpamja e shpejtësisë. Këto kanë qenë sulme të passeukseshme përgjithësisht, ndërkohë që ky është një agresion luftarak në botën e internetit dhe të gjithë sistemeve digjitale. Një agresion i egër që ka pasur qëllim të qartë, zhdukjen përfundimtare të të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin pakthim të të gjitha sistemeve duke lënë praktikisht një tokë të djegur nga mbrapa”, ka deklaruar Rama, gjersa ka theksuar se ky ishte konkluzioni i ekspertëve që kanë mbështetur Shqipërinë.

Ndër të tjera, Rama ka thënë se dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agrisivitetit, dhe se sistemet janë kthyer në punë. Ai ka theksuar se sulmi ishte i asaj natyre që mund të kishte zhdukur gjithçka, por sistemet shqiptare i kishin rezistuar.

Më 10 shtator të këtij viti, përmes një postimi në Twitter, Rama ka bërë të ditur se ndonëse po punojnë me aleatët që sistemet digjitale t’i bëjnë të pakalueshme ndaj sulmeve, Irani ka sulmuar sistemin e kontrollit elektronik TIMS.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, ka shkruar Rama.

Më 7 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i ishte kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Një tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika