Sipërmarrësi i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, është takuar me guvernatorin e shtetit të Texas-it të SHBA-ve, Greg Abbott.
Në takim, Devolli ka diskutuar me guvernatorin e Texas-it për afarizmin e korporatës të cilën e udhëheq dhe investimet që janë duke u bërë nga kjo koorporat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Në Texas, biznesmeni Devolli ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të “Devolli Corporation” për territorin amerikan.
Guvernatori Greg Abbott ka thënë se janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, ndërsa është shprehur i kënaqur me cilësinë e produkteve të korporatës Devolli.
“Devolli Corporation” është duke u shtrirë tutje në tregun e SHBA-ve, ku po vazhdon eksporti masiv i dyshekëve dhe artikujve të tjerë të brendit Comodita, por edhe produktet e brendit të “Prince Coffee House”.