Ka përfunduar shëtitja e anëtarëve dhe simpatizantëve të komunitetit LGBTI në kuadër të “Euro Pride 2022”, rreth orës 18:00, në stadiumin “Tasmajdan”, e që manifestimi filloi para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese në qendër të Beogradit.
Paradës i paraprinë disa incidente dhe përplasje mes kundërshtarëve të Krenarisë dhe pjestarëve të policisë ku disa automjete të organeve të rendit u dëmtuan, u hodhën pishtarë dhe me topa goditën kordonin e policisë.
Situata e tensionuar bëri që më shumë se 6 mijë policë të ngriten në këmbë për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Në rrugët e Beagoradit përveç numrit të madh të forcave policore, gjithashtu kishte edhe shumë kundërshtarë të paradës “Euro Pride”.
Alucinante. La marcha aún no ha empezado, pero las multitudinarias protestas obligan a que haya esta presencia policial
Jamás pensé que viviría algo así.
Qué miedo pic.twitter.com/1DA8HRmIne
— Víctor Gutiérrez (@victorg91) September 17, 2022
Gazeta N1, ka bërë të ditur se është goditur me shishe plastike një gazetar i tyre, dhe është kërcënuar ekipi i deskut informativ.
Kundërshtarët e Krenarisë sulmuan policinë gjatë ditës, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB), ka njoftuar se deri në orën 15 janë ndaluar 31 persona.
Në shëtitje morën pjesë përfaqësues të ambasadave dhe Komisionerja Evropiane për Barazi, Helena Daly, ndërsa, vendimi është marrë pasi përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë marrë garancitë e sigurisë nga ana e Qeverisë.
Ndërkaq, pamjet që u publikuan në rrjete sociale treguan situatën e tensionuar që po ndodhte në rrugët e Beogradit.
🔴 #EuroPride2022 | Football hooligans threw a cannon and firecrackers in Njegoseva street in #Belgrade. The police is chasing them – one of them is detained.
🎥 BIRN pic.twitter.com/7VMmkKqoHZ
— Balkan Insight (@BalkanInsight) September 17, 2022
“Pengesat dhe problemet me të cilat u përballë Europride do të jenë pjesë e raportit të ardhshëm për Serbinë”, ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilqik.
“Të drejtat LGBTI janë të drejta të njeriut, janë thelbi i Evropës moderne dhe demokratike. Jam shumë i lumtur që Beogradi mund të tregojë sot frymën evropiane”, ka shtuar ai.
Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë (UNS), kërkoi veprime efektive nga policia dhe prokuroria në rastin e sulmit ndaj kameramanit të TV N1, gjatë tubimit të kundërshtarëve të Paradës së Krenarisë në Beograd.
Fillimisht ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili muajin e kaluar njoftoi se festivali EuroPride nuk do të mbahet në Beograd për shkak të “krizës së rëndësishme në Kosovë”.
EuroPride, e cila përmban një paradë Krenarie, është një ngjarje e organizuar në mënyrë të pavarur që organizohet në qytete të ndryshme çdo vit, ku qyteti pritës zgjidhet ose për rëndësinë e tij politike ose për madhësinë e komunitetit LGBT.
Po ashtu, para disa ditësh MPB-ja serbe njoftoi se të dyja shëtitjet, ajo për Krenarinë, edhe shëtitja që supozohej të ishte një lloj “kundërkrenarie”, shëtitja familjare e organizuar nga “antiglobalistët” janë ndaluar.