Putin: Kundërofensiva e Ukrainës nuk do të ndryshojë planet e Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar pas kundërsulmit të Ukrainës duke thënë se kundërofensiva ukrainase nuk do të ndryshoj planet e Rusisë duke shtuar se ushtria ruse nuk është duke luftuar në tërësi por vetëm ushtria profesionale

Vladimir Putin, president i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka theksuar se kundërofensiva e fundit e Ukrainës nuk do të ndryshojë planet e Rusisë.

Në një kundërsulm të shpejtë, forcat ukrainase kanë thënë se kishin kapur 8 mijë km katrorë në gjashtë ditë në rajonin verilindor të Kharkiv.

Por, Putin është shprehur se nuk ishte me nxitim dhe ofensiva në rajonin e Donbasit të Ukrainës mbetet në rrugën e duhur, gjithashtu vuri në dukje se Rusia deri më tani nuk kishte vendosur forcat e saj të plota.

“Operacioni ynë sulmues në Donbas nuk po ndalet. Ata po ecin përpara jo me një ritëm shumë të shpejtë por gradualisht po marrin gjithnjë e më shumë territor”, ka thënë presidenti rus ai pas një samiti në Uzbekistan.

Rajoni industrial i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi i pushtimit rus, për të cilin Putin pretendon në mënyrë të rreme se është i nevojshëm për të shpëtuar rusishtfolësit nga gjenocidi, raporton BBC.

Pjesë të Donbasit janë pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Rajoni i Kharkivit, ku u nis kundërsulmi i fundit i Ukrainës, nuk është pjesë e Donbasit.

Në komentet e së premtes së 16 shtatorit, Putin kërcënoi një përgjigje “më serioze” nëse sulmet ukrainase vazhdojnë.

“Ju kujtoj se ushtria ruse nuk po lufton në tërësi. Vetëm ushtria profesionale po lufton.”

Rusia fillimisht kishte mohuar dërgimin e ushtarëve të rekrutuar në Ukrainë, por disa oficerë u disiplinuan pasi dolën në dritë raste të rekrutëve që u detyruan të nënshkruanin kontrata dhe në disa raste u kapën rob.

Deri më tani, Rusia nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës dhe vetëm i referohet pushtimit të saj si një “operacion special ushtarak”.

Por, pas humbjeve të fundit të Rusisë, disa komentues pro-Kremlinit kanë bërë thirrje për mobilizimin e më shumë forcave. Një video e zbuluar kohët e fundit, e cila duket se tregon një përpjekje për të rekrutuar të dënuar në një kompani private ushtarake, sugjeron se Rusia po përpiqet të gjejë mjaft burra të gatshëm për të luftuar.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika