Inflacion e krizë ekonomike pritet te ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Kështu të paktën kanë thënë ë ekspertët e ekonomisë, që kanë disa ide se si duhet të draftohet buxheti për 2023-en.
E për këtë çështje RTV Dukagjini, ka pyetur ministrinë e Financave, po nga ky institucion nuk është kthyer përgjigjje.
Megjithatë, as në komisionin parlamentar për Buxhet nuk ka shkuar ende ndonjë draft. Këtë e ka konfirmuar anëtari i këtij komisioni, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.
“Në parim deri në këto momente nuk ka asgjë zyrtare, që ka ardhur në komisionin që parimishit ish dasht me ardh, qeveria nuk ka dërgu asnjë lloj informacioni dhe asnjë lloj drafti sa i përketë buxhetit. Rregull do të ishte që bisedohej me deputetet dh komisionin parlamentar të diskutohet draftit”, ka theksuar Ferat Shala, Deputet i PDK-së.
Ndërkohë, Profesori Sejdi Rexhepi, ka sqaruar se buxheti për vitin e ardhshëm duhet të jetë komplet ndryshe nga i këtij viti.
“Mendoj se buxheti i vitit të ardhshëm duhet të jetë më dinamik, lëshimt dhe ngecjet që janë parë në ekzekutimin e këtij e vitit të kaluar, respektivisht në investimet kapitale në vitin e ardhshëm të shënderrohen me dinamik në të cilin do të kishte parasysh nevojat zhvillimore”, ka thënë Sejdi Rexhepi, Profesor.
Ai shton se duhet të rriten pagat për të përballuar inflacionin.
“Do të ketë kërkesa shumë reale, ka kërkesa për rritjen e pagave dhe qeveria është vonuar në këtë aspekt, sepse kjo për nivelin e inflacionit ka mundur të fus një dinamike në zhvillimin ekonomik dhe të rritjes së kërkesës e cila më pastaj mund të rezultonte me të hyra të shtuara”, ka theksuar Sejdi Rexhepi, Profesor.
Për vitin 2022, buxheti i Kosovës është 2 miliardë e 748 milionë euro