Përplaset autobusi që po barte persona të infektuar me Covid-19 në Kinë, 27 persona të vdekur dhe 20 të lënduar

Kina ende vazhdon të përballet me raste të larta të infektimit, dhe fokusi kryesor që tri vjet mbetet përballja me pandeminë

Një autobus që transportonte persona të infektuar me Covid-19 në Kinë, është përplasur duke lënë 27 persona të vdekur, ndërkaq 20 të lënduar.

Ngjarja ndodhi provincën jugperëndimore të Guizhou, megjithatë nuk ka asnjë informacion për shkakun e përplasjes që ndodhi herët në mëngjesin e së dielës së 18 shtatorit.

Sipas rregulloreve kineze, autobusët e pasagjerëve nuk lejohen të lëvizin në autostradë nga ora 02:00 deri në 05:00. Megjithatë, aksidenti ndodhi në orën 02:40 me orën lokale të hënën (18:40 GMT të dielën) pasi autobusi u nis pak pas mesnate, duke treguar se autobusi kishte shkelur rregulloren.

Një grua që pretendoi se ishte vajza e njërës prej viktimave në rrjetet sociale shkroi një shënim duke thënë se “nuk mund ta pranonte” vdekjen e nënës së saj.

“Mamaja ime qëndroi në shtëpi për gjysmë muaji. Ajo nuk shkoi askund përveçse doli për teste PCR… por papritmas u dërgua në karantinë dhe vdiq”, ka thënë ajo për BBC-në, transmeton portali Dukagjini.

Ndërsa, disa përshkruan përvojat e tyre të pakëndshme të transportimit me autobus në objektet e karantinës.

Njëri tha se dhjetëra pasagjerë u shtrydhën në një autobus për 12 orë pa u lejuar të hanin, të shkonin në banjë, të hapnin dritaret ose të ndezin ajrin e kondicionuar deri në mbërritjen e tyre në hotelin e karantinës.

Një koment tjetër pyeti”Kur do të ndalojë e gjithë kjo?”

Derisa pjesa tjetër e botës po përpiqet të jetojë me Covid-in, Kina është e vetmja ekonomi e madhe që ende i jep përparësi luftës kundër virusit mbi pothuajse çdo gjë tjetër.

Vetëm dy persona kanë vdekur nga Covid në provincën Guizhou që nga shpërthimi i pandemisë pothuajse tre vjet më parë.

Guizhou aktualisht po përjeton një rritje të infeksioneve. Provinca regjistroi 712 raste të reja të shtunën – rreth 70% e totalit për Kinën.

Incidenti ndodhi në prag të kongresit pesëvjeçar të Partisë Komuniste në tetor, me diskutimin rreth politikës së vendit për Covid që pritet të jetë në rendin e ditës.

Në kryeqytetin Pekin, më shumë se 21 milionë banorë u kërkohet të qëndrojnë në radhë për testet PCR çdo tre ditë për të hyrë në ndërtesat publike dhe madje edhe dyqanet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika