Këngëtarja, Adea Pula rikthehet përsëri në skenën muzikore

Mbrëmja e 18 Shtatorit ka shënuar një rikthim të këngëtares në atë që mbetet ëndrra e saj e fëmijërisë e që është muzika. "Mos harro" është kënga më e re e saj

Adea Pula





“Afrikane Tungare”, “2+2 bëjnë tre”, “Mos u nervozo”, janë këngët e kënduara nga këngëtarja, Adea Pula. Pasionin për muzikën e kishte që kur ishte fëmijë ndërsa paraqitjet e saj skenike bashkë me muzikën u pëlqyen nga të gjithë fëmijët por jo vetëm.

Pas një kohe të gjatë, Adea ka vendosur që të ndjek ëndërrën e saj për muzikën duke u rikthyer përsëri në këtë fushë.

Mbrëmja e 18 Shtatorit për këngëtaren ishte mjaft e veçantë dhe e rëndësishme njëkohësisht. Në hapësirat e restaurantit “Bangolina” në Aktash, ajo mbajt promovimin e këngës së saj më të re, ” Mos Harro”.

E lumtur që ka arritur qëllimet e saj ishte vetë artistja e cila pati një paraqitje mjaft elegante për nga veshja që kishte përzgjedhur për këtë natë.

“Ky ka qenë momenti më adekuat që të rikthehem”, ka thënë këngëtarja.

Këngëtarja tha se ndihet e lumtur dhe e emocionuar që sonte po i kthehet muzikës, pasionit të saj të fëmijërisë.

Adea Pula

Ajo tregon se një shkëputje nga skena, ka kontribuar mjaft shumë dhe se idea për të rinisur pasionin e saj ishe e paplanifikuar por mjaft e qëlluar.

Arti është inspirim, por edhe talent, e Adea është thjesht e talentuar në fushën e muzikës për të cilën edhe ka punuar shumë.

Miq,adhurues të muzikës, e kolegë  po e përgëzonin atë për të cilën kishin ardhur për të ndjekur këtë ngjarje në shenjë mbështetjeje, për Adeanë.

Zëri i saj po jehonte në gjithë sallën, një këngë ritmike duke iu përshtatur të gjitha moshave. Emocionet e saj nuk munguan por vetëbesim që ajo kishte në paraqitjen e saj na la të kuptojmë se Adea ka vazhduar ta ruaj karakterin e saj sikurse në fëmijëri, me plot siguri në vetvete.

Por një ndjesi ndryshe e mjaft të veçantë në brendësinë e saj kishte nëna e Adeas, Laura Pula.

“Ne kemi qenë përkrahja e saj dhe thjesht ndihem mjaft e lumtur që vajza ime po vazhdon pasionin e saj, duke bërë kështu lansimin e këngës së saj më të re,’ Mos Harro'”, tha Laura Pula, prokurore e njëherit, edhe nëna e artistes.

Duartrokitjet nuk munguan, kështu u përmbyll kjo mbrëmje artistike një promovim i këngës më të re ” Mos Harro” nga Adea Pula. Artistja nuk do ndalet me kaq, këngë të tjera do të vinë së shpejti nga ajo.

Se pse “Mos harro”, këngëtarja thotë se më së miri mund t’a kuptojmë kur dëgjojmë këngën.

Tashmë, tregut muzikor për kategorinë e të rriturve i është shtuar edhe këngëtarja Adea Pula.

 





Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika