Regjistruan veturat me targa të Kosovës, dy serbëve u digjen vetura dhe depoja

Ministri Sveçla ka publikuar fotografitë e veturës së djegur të oficerit serb të Republikës së Kosovës, i cili të njëjtës i'a kishte ndërruar targat. Përgjatë orëve të hershme të mëngjesit, një qytetari serb i ishte djegur depoja për të njëjtën arsye

Vetura e djegur e oficerit serb





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se një oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale. Të njëjtat, i kanë djegur veturën pasi oficeri në fjalë e kishte regjistruar me targa legale të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky nuk ishte rasti i vetëm përgjatë ditës së sotme.

“Njëjtë, sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur depo e qytetarit serb në fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit pasi e kishte regjistruar veturën e djalit të tij. Të dyja rastet janë ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Krahas kësaj, Ministri Sveçla i ka bërë thirrje Vuçiç që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçlës, në Twitter.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se të gjtha institucionet e vendit mbeten të angazhuara në zbardhjen e rasteve të lartëcekura.

“Jemi më të vendosur se kurrë që rendi dhe ligji të shtrihet në çdo cep të Republikës së Kosovës. Kurrfarë veprimi kriminal i fallangave të Vuçiç nuk do të tolerohet dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike”.

Me datën një shtator, ashtu siç është paraparë, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika