Gashi për deklaratat se ekziston rreziku i luftës: S’ka asnjë kërcënim serioz për luftë midis Kosovës dhe Serbisë

Analisti Astrit Gashi, ka thënë se përmendja e luftës nga ana e kryeministrit Albin Kurti është pjesë e politikbërjes së tij

Astrit Gashi - analist





Deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ekziston rreziku i luftës për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak nga Serbia, sipas analistit Astrit Gashi, nuk qëndrojnë.

Sipas kryeministrit Kurti, shqetësuese janë 104 ushtrime të përbashkëta ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë. Andaj mbi këto fakte, Kurti nuk përjashton mundësinë që mund të ketë luftë.

Por, për Gashin, kryeministri Kurti po bën politikë dhe përmendja e luftës që e ka në këtë kontekst në shtypin ndërkombëtar është pjesë e politikbërjes së tij në raport me ndërkombëtarët dhe me Serbinë.

“Në realitet në teori Kosova e Serbia nuk kanë fare raporte miqësore, në teori Kosova dhe Serbia mund të përfundojnë në një luftë në çdo moment, kurse në praktikë sipas mendimit tim nuk ka asnjë kërcënim serioz sot për luftë në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gashi.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Gashi ka potencuar se pavarësisht se në politikën që po e bën Serbia, ka tendencë për të destabliziuar, megjithatë sipas tij, nuk ka hapësirë për të menduar se ka rrezik për ndezje të luftës.

“Serbia po don të tregohet faktor stabilizues i Ballkanit dhe jo destabilizues. Por, a ka rrezik sot për luftë dhe, kush ta ndezë luftën? Nuk ka. Ku e ka menduar ta dërgojë Kurti këtë mesazh dhe me çfarë efekti, nuk e di. Por a ka rrezik real për këtë punë, nuk ka rrezik fare”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas Gashit, çdo ndërlidhje që bëhet mes Kosovës dhe Serbisë dhe luftës në Ukrainë, nuk ka rrjedhë logjike.

“Është e pandërlidhshme, nuk ka rrjedhë logjike, sepse për luftën në Ukrainë ka qenë synim i Putinit dhe dëshirë e vullnet i tij”, ka thënë ai.

Edhe analisti, Visar Ymeri, është pajtuar me opinionin e analistit Gashi.

Sipas tij, “një luftë të tillë nuk mendoj se ka shancë të bëhet”.

“Kjo është pjesë e propagandës. A është kjo propaganda e duhur dhe me më rëndësi kujt po ia drejton kryeministri Kurti kjo është çështja që duhet të diskutohet më shumë”, ka thënë Ymeri.

Analisti Visar Ymeri

“Këto fjalë mund t’ia drejtosh një qëllimi të caktuar por duhet të kihet parasysh që edhe të tjerët e dëgjojnë të njëjtin mesazh dhe reagojnë që mund të jenë reagime të dëmshme për Kosovën, te investimet dhe te mënyra qysh ne jetojmë”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika