Lirim Mehmetaj, Kryeredaktor në Albanian Post, ka theksuar se në vitin e kaluar ka pasur shtim të sigurisë për kryeministrin Albin Kurti, por nuk ka pasur detaje se nga çfarë është duke u rrezikuar, vetëm është ditur se ka pasur kërcënime.
Më tej, Mehmetaj ka thënë se kjo u bë lajm vetëm se u publikun sot specifikat.
“M’ua më bëri përshtypje që dihen specifikat se me çka ka për ta vrarë, pse ka për ta vrarë, çka ka me shkaktu, ndërsa nuk dihet se kush e ka porositur”, ka deklaruar Memehtaj, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
Sipas tij, kjo është non sens. Të dihen të gjitha detaje deri në atë pik se “çfarë plumbash do të përdoren dhe kush do të formojë qeverinë por, nuk dihet se kush e ka porositur, kjo e bënë jo serioz këtë informacion”.
Ndërkohë Mehmetaj ka folur pse Kryeministri Kurti është duke fol për luftë.
Kurti kur është pyetur nga mediat ndërkombëtare, se a mund të ketë luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se kjo mund të ndodhë.
Pyetjet e tilla janë “për shkak se Dugin apo siç njihet truri i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin-it, kishte deklaruar se kur të përfundojnë atë që kanë nisur në Ukrainë[luftën], radhën do ta ketë Ballkani”, kështu ka deklaruar Mehmetaj.
Ndërsa, analisti Visar Ymeri i ka reaguar Mehmetajt duke i thënë se nuk është pyetur gjithmonë kryeministri Kurti, “a të kujtohet konferenca për shtyp me Kancelarin Olaf Scholz në Berlin, Kurti kishte thënë se Serbia është problem i rajonit dhe mund ta sulmojë Kosovën”.
Sipas Ymerit, me pastaj kanë ardhur pyetje nga gazetarët se ku është duke e bazuar këtë që thoshte i pari i qeverisë së Kosovës.
Kurse Mehmetaj ka thënë se nuk e din por dyshon se ndoshta kanë paguar për tu pyetur për luftë në mënyrë që të flas për atë temë.
“Ky diskurs për mundësin e luftës e cila vijë nga Serbia, Kurti e ka prezantuar në mediat ndërkombëtare kryesisht kur është pyetur nga to”, ka sqaruar ai.
“Ka ndërlidhshmëri në mes të asaj çfarë është duke ndodhë në Ukrainë dhe në Kosovë, se nuk ka media ndërkombëtare CNN e BBC”, ka theksuar ai.