Arrestohen dy persona në Prishtinë e Gjilan, dyshohen se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj nënave të tyre

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Prishtinë e Gjilan ku dy të dyshuar kanë ushtruar dhunë ndaj nënave të tyre

Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person nga Komuna e Prishtinës, është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Pas raportimit të rastit, sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Nën dyshimet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës, është arrestuar edhe një person tjetër në Komunën e Gjilanit.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika